Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një nga vendet më të goditura nga Covid-19 në rajon.
Sipas asaj që raportojnë autoritetet shëndetësore atje, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.084 teste për koronavirus dhe prej tyre 1.093 kanë rezultaur pozitivë.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 28 pacientë, ndërsa janë shëruar 819 persona.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë humbur betejën me Covid-19, 1658 persona.