Situatë katastrofike në Kakavijë, pas vdekjes së 10-vjeçarit, e ëma bie pa ndienja, qytetarët ‘palosen’ përtokë nga lodhja dhe vapa e madhe

Publikuar tek: aktualitet, më 11:41 15-08-2020 Situatë katastrofike në Kakavijë, pas vdekjes së 10-vjeçarit, e ëma bie pa ndienja, qytetarët ‘palosen’ përtokë nga lodhja dhe vapa e madhe

Një situatë katastrofike është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës ku vijojnë radhët kilometrike.

Një fëmijë 10 vjeç, me inicialet S.D është përplasur për vdekje nga një ambulancë e cila po ecte me shpejtësi pasi kishte marrë një grua që ishte ndjerë keq. Pas lajmit, e ëma e shokuar ka humbur ndjenjat teksa një efektiv i është afruar ta ndihmojë.

Ndërkaq, dhjetëra qytetarë ia kanë marrë me këmbë duke bërë 6-7 kilometra rrugë. Si pasojë e vapës së madhe disave u ka rënë të fikët dhe kanë përfunduar të shtrirë përtokë në pritje të ndihmës mjekësore.

Pala shqiptare po punon me 8 sportele, pala greke me 3 sportele dhe duket se s’ka ndërmend të lehtësojë procedurat pavarësisht situatës së krijuar.

LEXO EDHE: Shqiptarët 4 ditë në radhë torturuese, reagon për herë të parë Rama për atë që po ndodh në Kakavijë

 

Screenshot_3.jpgScreenshot_4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012818098068237
array(1) { ["section"]=> string(141) "situate-katastrofike-ne-kakavije-pas-vdekjes-se-10-vjecarit-e-ema-bie-pa-ndienja-qytetaret-palosen-pertoke-nga-lodhja-dhe-vapa-e-madhe-217202" }