Situatë serioze në Europë, rriten shifrat e Covid-19 në Greqi dhe Itali (BILANCI)

Publikuar tek: rajon, më 17:58 19-10-2020 Situatë serioze në Europë, rriten shifrat e Covid-19 në Greqi dhe Itali (BILANCI)

Situata paraqitet serioze dhe shumë problematike në Europë, përsa i përket shifrave të koronavirusit.

Autoritetet greke konfirmuan sot 438 raste të reja me koronavirusin e ri në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve është 25802. Sot janë regjistruar edhe 11 vdekje të tjera, duke shkuar numri në 520 vdekje gjithsej në vend.

Nga ana tjetër, Italia në 24 orët e fundit ka pasur një rritje të viktimave. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 73 humbje jete duke e çuar në 36.616 numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë.

Sot janë bërë 98.862 tamponë, rreth 47 mijë më pak se ditën e kaluar.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situata nga Covid, ministri i Shëndetësisë paralajmëron qytetarët: Respektoni protokollet, hapi tjetë kufizim oraresh
Bashkësia Islame e Kosovës reagon ndaj publikimit të karikaturave të revistës Charlie Hebdo »
Article Logic
Execution time: 0.013647079467773
array(1) { ["section"]=> string(85) "situate-serioze-ne-europe-rriten-shifrat-e-covid-19-ne-greqi-dhe-itali-bilanci-224341" }