Sizmiologu i njohur grek paralajmëron qytetarët: Priten pasgoditje më të mëdha, banorët mos të futen nëpër shtëpi

Publikuar tek: bota, më 14:52 30-10-2020 Sizmiologu i njohur grek paralajmëron qytetarët: Priten pasgoditje më të mëdha, banorët mos të futen nëpër shtëpi

Sizmiologu i njohur grek Vassilis Papazachos ka deklaruar se tërmeti që goditi Turqinë dhe Greqinë do të ketë pasgoditje të tjera në ditët e ardhshme.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos futen në banesat e dëmtuara, pasi ato mund të shemben nga një pasgoditje tjetër.

"Do të ketë një sekuencë të madhe pas tronditjesh, pas lëkundjesh që do të zgjasin për muaj të tërë, por me intensitet të madh në 48 orët e ardhshme dhe patjetër javën e ardhshme. Ekziston një mundësi që disa goditje të tjera të ndodhin pas tërmetit", tha eksperti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hyjnë në shtëpitë e tyre, deri në momentin që të ndihen të sigurtë.

"Tërmetet e kësaj shkalle mund të sjellin fare lehtë një tërmet tjetër po kaq të fortë. Çdo ndërtesë që ka dëmtime nuk duhet të banohet deri sa të vlerësohet nga inxhinierët", tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dyshohet për viktima, tërmeti shemb ndërtesat edhe në ishullin grek të Samos (Pamjet)
Tërmeti në Turqi, deri tani raportohen për 4 viktima dhe 120 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.011083126068115
array(1) { ["section"]=> string(118) "sizmiologu-i-njohur-grek-paralajmeron-qytetaret-priten-pasgoditje-me-te-medha-banoret-mos-te-futen-neper-shtepi-225794" }