Skadon ultimatum i ISIS, pritet ekzekutimi i pilotit jordanez i marrë peng

Publikuar tek: bota, më 11:45 30-01-2015 Skadon ultimatum i ISIS, pritet ekzekutimi i pilotit jordanez i marrë peng

Ka skaduar tashmë ultimatumi i dhënë nga forcat e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit  të njohura si ISIS, ku kërkonte lirimin e irakianes së burgosur në Jordani, Sajida Al-Rashawi.

Përmes një video-mesazhi të publikuar  ku flet gazetari japonez i marrë peng Kenji Goto Jogo, ISIS kërkonte lirimin e Sajidës në shkëmbim me gazetarin japonez dhe me jetën pilotit jordanez të  marrë peng dhjetorin e shkuar, Muath al-Kasaesbeh.

Nëse Sajida al-Rashaëi nuk do të lirohej atëhere ISIS-i kërcënoi se do të ekzekutonte pilotin jordanez. Më parë “Neë York Times” publikoi lajmin për nisjen e negociatave për kryerjen e këtij shkëmbi midis irakenes së burgosur dhe pengut japonezit, pavarësisht se ky lajm u mohua nga autoritetet jordaneze. Sipas mediave ndërkombëtare, negociatat kanë dështuar sepse Jordania kërkoi më tepër fakte që piloti është ende gjallë.

Terroristja Sajida ndodhet në burgun jordanez të Ammanit që prej vitit 2005. Ajo shkaktoi një sulm ku u vranë 60 persona. Ndërsa piloti jordanez Muath al-Kasaesbeh, ra në dorën e ISIS-it, në  24 dhjetorin e 2014 pasi avioni i forcave aleate kundër ISIS, që jordanezi drejtonte u rrëzua.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011934995651245
array(1) { ["section"]=> string(78) "skadon-ultimatum-i-isis-pritet-ekzekutimi-i-pilotit-jordanez-i-marre-peng-1900" }