SKANDAL/ 4 kosovare rrëmbejnë kolegen e tyre zvicerane: E torturojnë dhe poshtërojnë seksualisht në mes të pyllit (DËSHMIA E PLOTË)

Publikuar tek: bota, më 21:38 26-05-2020 SKANDAL/ 4 kosovare rrëmbejnë kolegen e tyre zvicerane: E torturojnë dhe poshtërojnë seksualisht në mes të pyllit (DËSHMIA E PLOTË)

Katër vajza shqiptare nga Kosova janë përfshirë në një skandal në Zvicër, Ato kanë rrëmbyer, dhunuar dhe abuzuar një kolegen e tyre zvicerane.

Viktima e sulmit, 23-vjeçarja Mira.A kishte bërë një ankesë për shoqen e saj kosovare në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, me pretendimin se ajo nuk kujdesej për fëmijën e saj.

Kështu, Lara O, nënë e një djali 2-vjeçar vendosi të hakmerret dhe thirri në ndihmë dhe tre shoqet e saj, Alba Z. 23 vjeç dhe dy motrat Svea., 25 vjeç dhe Dinora K., 29 vjeç.

Gruaja zviceriane u rrah dhe u poshtërua me mënyra nga më të ndryshmet. Alba Z., ishte ajo që i ngriti kurth. Ajo i kërkoi një takim tek parkingu i një restoranti. Tre vajazt e tjera po prisnin atje dhe e morën zviceranen e futën në makinë dhe e çuan në pyll.

Më pas ato e çuan gruan në banesën e Lara O. dhe Svea K. Aty e torturuan në forma nga më të ndryshmet, që nga goditjet në fytyrë dhe deri te poshtërimi me një penis artificial.

Gruaja nga Zvicra thuhet se ka kërkuar qindra herë falje madje dhe u është përgjëruar atyre, ndërsa kosovaret e filmonin teksa e keqtrajtonin.

Ato e detyruan të rrinte nudo para një kamere dhe të fliste për preferencat e saj seksuale si dhe kërkesa të tjera.

Pasi u dhunua, zvicerania u la më pas e lirë ndërsa njoftoi dhe policinë. Disa ditë më vonë, tri kosovaret u dërguan në paraburgim.

Gjyqi  pritet të zhvillohet në mes të qershorit në gjykatën e rrethit të Bülach ZH. Tashmë ato akuzohen për rrëmbim, privim të lirisë dhe detyrim seksual dhe pritet që të dënohen me disa vite burg.

Por pse ndodhi?

Lara O: Shoqja ime Mira njoftoi Kesb-in se unë nuk kujdesesha dot për djalin tim dy-vjeçar. Sipas saj unë merrja drogë dhe dhunoja fëmijën.  Kjo është e gjitha një gënjeshtër. Unë madje bëra një test vullnetar të drogës dhe doli negativ.

Pse e bëri Mira këtë?

Lara O:  Mendoj se ish-i dashuri im, i cili dëshiron kujdestarinë e djalit, ka ndikuar në këtë drejtim. U bëra keq kur e mora vesh.Doja të flisja së pari me të, por ajo mohoi gjithçka. Si rezultat, gjithçka u përshkallëzua.Kolegia ime Svea K. e goditi në fytyrë dhe donte ta digjte me cigare në dorë, por e ndalova.

E pyetur se pse lejoi që ajo nuk parandaloi aktivitetin seksual, jep këtë përgjigje:

Lara O: Ky ishte sigurisht një gabim, por Mira e bëri atë vullnetarisht. Kishte  bërë gjëra të ngjashme me lodra të tjera seksuale në mbrëmjet e grave. Unë pothuajse nuk mund ta shikoja dhe u turpërova nga vetja. Më dalin edhe në ëndërr.

Çfarë do të bënte ndryshe nëse do të kishte një mundësi të dytë?

Lara O:  Duhet të kisha provuar të flisja përsëri vetëm me të. Nëse nuk do të kishte funksionuar, unë duhet ta kisha paditur kisha për shpifje. Në fakt unë e godita vetëm në fytyrë por duhet të kisha parandaluar edhe shoqet.

Cili është dënimi që meriton?

Lara O: Në fakt, nuk bëra asgjë të keqe përveç shuplakës në fytyrë. Shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh këtë. Unë gjithashtu kam qenë në paraburgim mbi dy muaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009918212890625
array(1) { ["section"]=> string(134) "skandal-4-kosovare-rrembejne-kolegen-e-tyre-zvicerane-e-torturojne-dhe-poshterojne-seksualisht-ne-mes-te-pyllit-deshmia-e-plote-207929" }