SKANDAL/ Aksidenti ku vdiq vëllai i kreut të PD, spitali nuk kishte drita: Ardian Vreto ndërroi jetë kur e dërguan pas 40 minutash në spitalin tjetër

Publikuar tek: aktualitet, më 20:04 24-01-2020 SKANDAL/ Aksidenti ku vdiq vëllai i kreut të PD, spitali nuk kishte drita: Ardian Vreto ndërroi jetë kur e dërguan pas 40 minutash në spitalin tjetër Viktima, Ardian Vreto

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku humbi jetën Ardian Vreto, vëlllai i kreut të PD Librazhd Bujar Vreto, ndërsa mbetën të plagosur 3 persona të tjerë.

Mirëpo, ngjarja bëhet edhe më tronditëse pasi mësohet se Ardian Vreto ka mbërritur i gjallë në spitalin e Prrenjasit, por aty nuk kishte energji elektrike. Abc News raporton se, Ardian Vreto bashkë me tre të plagosurit e tjerë janë dërguar menjëherë pas aksidentit në Spitalin e Prrenjasit, por aty nuk kishte drita.

Menjëherë nga Prrenjasi, të plagosurit nisen me ambulancë për në Spitalin e Librazhdit, por rrugës situata e 45 vjeçarit Ardian Vreto përkeqësoshet, nisur dhe nga sorollatjet disa minutëshe. Sapo mbërrin në Spitalin e Librazhdit, vëllai i kreut të PD së këtij qyteti ndërron jetë duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pishkash pasditen e sotme, ku nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën ish-punonjësi i policisë së Librazhdit, 45-vjeçari Ardian Vreto dhe janë plagosur 3 anëtarët e një familje që ndodheshin në makinën tjetër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073080062866211
array(1) { ["section"]=> string(153) "skandal-aksidenti-ku-vdiq-vellai-i-kreut-te-pd-spitali-nuk-kishte-drita-ardian-vreto-nderroi-jete-kur-e-derguan-pas-40-minutash-ne-spitalin-tjeter-193053" }