Ekipi i Skënderbeut po përballet me vështirësinë e pajisjes me viza për të udhëtuar drejt Irlandës së Veriut, ku do të ndeshet me ekipin e Krusaders për turin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Shkak është bërë dërgesa, për pajisje me viza, e pasaportave të ekipit korçar në Poloni nga Ambasada Angleze në Tiranë.
Më parë ekipi i Skënderbeut i kishte ndjekur rregullisht të gjitha procedurat për tu pajisur me viza nga Ambasada Angleze në Greqi, por ajo ka rrefuzuar t’i japë viza pa dhënë asnjë arsye. Tashmë ekipit i duhet të presë procedurat e gjata të pajisjes me viza në Poloni dhe kthimin e pasaportave.