SKANDAL / E tmerrshme ajo që ndodh në futbollin shqiptar, policia dhunon trajnerin e TIRANËS

Publikuar tek: sport, më 19:50 17-03-2019 SKANDAL / E tmerrshme ajo që ndodh në futbollin shqiptar, policia dhunon trajnerin e TIRANËS

Teksa pritej që dhuna në futboll të ishte thjesht një kujtim i hidhur, ajo që ka ndodhur sot në Fushë-Krujë është vërtetë e turpshme.

Trajneri i Tiranës Ardian Mema është dhunuar nga policia bashkiake. Arsyeja? Burime për newsport.al bëjnë me dije që tekniku bardheblu ka kërkuar sqarime nga arbitrat për humbjen e sotme.

Por, në mënyrë të paprecedentë ai është shtyrë dhe më pas dhunuar nga policia bashkiake e Fushë e Krujës. Me sa duket as tavolina e përbashkët e organizuar nga kryeministri Edi Rama nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi në aktorët e garës. Kushdo që e njeh Ard Memën, e di karakterin e tij të butë ku kurrsesi nuk është insiator sherri.

Në këtë rast është sërish Federata Shqiptare e Futbollit që duhet të marrë masa dhe të mbrojë ata që vërtetë derdhin djersë në fushë e japin gjithccka nga vetja e tyre për skuadrat respektive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Historike në Maqedoninë e Veriut, zgjidhet një shqiptar president i Federatës së Futbollit
»
Article Logic
Execution time: 0.009796142578125
array(1) { ["section"]=> string(96) "skandal-e-tmerrshme-ajo-qe-ndodh-ne-futbollin-shqiptar-policia-dhunon-trajnerin-e-tiranes-156817" }