Skandal i përmasave të mëdha / Punonjëset e fasonerisë trajtohen si skllave (INVESTIGIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:42 16-03-2017 Skandal i përmasave të mëdha / Punonjëset e fasonerisë trajtohen si skllave (INVESTIGIMI)

Emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi edhe mbrëmjen e sotme disa kompani fasone të cilat janë shtrirë në të gjithë vendin. Pas investigimit një fabrike këpucësh në qytetin e Lezhës edhe në qytetet si Shkodër, Berat, Fier, Durrës rezultoi se shfrytëzohet krahu i punës dhe punësohen minorenë.

Investigimi 2 vjeçar i Fiks Fare tregoi se nga viti në vit gjendja nuk ndryshon, krahu i punës shfrytëzohet , punësohen minorenë dhe pagesa e këtyre punëtoreve shumë herë më të vogla se sa paga minimale e vendosur nga ligji. Punëtorë, roje dhe përgjegjës tregojnë për oraret, pagat dhe siguracionet në punë, të treja këto pika të Kodit të Punës që shkelen nga kompanitë që operojnë në këtë fushë. Në të gjitha këto kompani kohëzgjatja ditore në punë është nga 9-10 orë , ndërkohë në bazë të Kodit të Punës një punëtorë duhet të punojë 8 orë në ditë. "Për orët ekstra duhet të ketë pagesë ekstra" thotë për Fiksin Përgjegjësja e Punësimit në Inspektoriatin Shtetëror të Punës. Por në realitet nuk ndodh kështu, Fiksi trasmetoi rrëfime të punëtoreve që pohojnë se punojnë edhe të dielave. Nuk mungojnë edhe ekstremet ku ka punëtore që paga e tyre mujore është 10 000 lekë. Një pikë tjetër e shkelur në kodin e punës i cili parashikon pagën minimale 22000 lekë në muaj, pa përfshirë orët plus.

Në një fasoneri në Shkodër gazetarja e Fiksit gjen punëtore të moshës 15 dhe 16 vjeçare, të cilat tregojnë se aty punojnë edhe më të vogla se ato. " Ne punojmë 8 orë në ditë  edhe të shtunat. Këtu ka edhe 14 vjeçare që punojnë sa ne" shprehen vajzat e mitura. Ndërkohë përgjegjësit dinë si të jenë në rregull me shtetin. Në një tjetër kompani po në Shkodër, përgjegjësja pohon se punësohen minorene 16 vjeçare, por i deklarojnë sikur punojnë me orarë të reduktuar. "E mësojmë ne sesi të thotë nëse vjen shteti, duhet të thotë punoj pak, ndërkohë ajo t’i bëjë të gjitha orët" thotë përgjegjësja.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në Fieri, Durrës dhe Berat. Madje në Berat sipas rojes së një kompanie fason mund  të merrje edhe 200 lekë në ditë. " Sa punon merr, mund të marrësh edhe 2 mijë lekë të vjetra në ditë pasi nuk e arrin normën edhe pse punon 8 orë, ndërsa kur marin këto vërtetimet e punës ua shkruajnë sikur e kanë rrogën 220 mijë lëkë të vjetra" thotë roja.  Në një tjetër kompani simotër po në Berat gazetarët mësojnë se punohet mesatarisht 9 orë në ditë.

Një përgjegjës kompanie në Durrës është i ndërgjegjshëm se shkel Kodin e Punës  për punësimin e minoreneve duke pohur se kishte marr në punë shpeh herë 16 vjeçare me kohë të plotë.  "E di që e ka Kodi i Punës të mos punojnë 8 orë, por unë nuk do i paguaj nga xhepi nëse ato punojnë 6 orë" thotë përgjegjësi. Ndërsa në Fier haset një tjetër problem.  Duhet ta bësh mend mirë që të sjellësh në jetë një fëmijë pasi e ke të sigurtë largimin nga puna. Punëtoreve që marrin lejen e lindjes iu zihem menjeherë vendi i punës. "Ka marrë leje një punonjëse se ishte shtatëzënë, kur u kthye ja kishin zënë vendin dhe tani është pa punë" tregon roja objektit të kompanisë.

Inspektoriati Shtetëror i Punës, grup inspektimi  në fasonerinë e Lezhës

Menjëherë pas transmetimit të djeshëm të kronikës në Fiks fare lidhur me kompaninë fasone “Mali sh.p.k” në qytetin e Lezhës, Inspektoriati i Punës ka ngritur një grup inspektimi mbi problemet që u ngritën në emision.

Kurse në lidhje me problemet që ka në pjesën më të madhe të fasonerisë Përgjegjësja e Punësimit në Inspektoriatin Shtetëror të Punës, znj Elida Qosja u shpreh: Kemi gjetur edhe ne probleme të tilla, madje kemi gjetur për vitin 2016 rreth 40 persona të punësuar, por që janë nën moshën 16 vjeç, për këtë është pezulluar aktiviteti i bizneseve që kanë patur këtë shkelje".  Edhe në kompanitë e tjera që janë gjetur shkelje janë ndëshkuar sipas ligjit duke marrë gjoba deri edhe pezullim të punës shprehet znj. Qosja. Gjithashtu  ajo shpjegon se në bazë të Kodit të Punës  punëtoret duhet të punojnë 40 orë në javë. Orët shtesë  si dhe ditët e shtunë e dielë duhet të paguhen plus.  Kodi i Punës i është i qartë për marrëdhënien punëdhënës- punëmarrës ndaj në momentin e konstatimit të shkeljes së ligjit Inspektoriati i Punës merr masa, përfundon znj.Qosja.               

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali / Kryetari i Gjykatës Administrative shmang shortin
Republika e Re mbi gërmadhat e Republikës së Vjetër »
Article Logic
Execution time: 0.014359951019287
array(1) { ["section"]=> string(91) "skandal-i-permasave-te-medha-punonjeset-e-fasonerise-trajtohen-si-skllave-investigimi-72158" }