SKANDAL: Ja si i shpenzojnë paratë e donacioneve DREJTORËT në Shqipëri (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:47 01-03-2018 SKANDAL: Ja si i shpenzojnë paratë e donacioneve DREJTORËT në Shqipëri (FOTO)

Një faqe italiane jep alarmin për mënyrën se si shpenzohen paratë e donacioneve në Shqipëri.

“Për fat të keq nuk është hera e parë që nga fillimi i misionit që paratë e dhuruara megjithë zemër nga italianët për vepra bamirëse, në Shqipëri përfundojnë duke u përdorur për gjithçka tjetër veçse për bamirësi”, shkruan Forca Italia Balcani e cila vë në dukje jetën në luks të drejtuesve të këtyre shoqatave bamirësie duke dhënë si shembull këto makina të blera nga stafi administrativ i shoqatës bamirëse të kishës katolike.

“Sikur mos mjaftonte skandali i vitit të kaluar me një ish-drejtor shqiptar dhe krahun e tij të dajthë, një doktoreshë nga Durrësi të cilët vazhdimisht nuk deklaronin paratë e dhuruara dhe bënin një jetë të shfrenuar luksi.

“Dhe ne pyesim se pse paratë publike që shkojnë në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit, nuk shikohen qartë se ku përfundojnë e shteti italian nuk pyet se pse ka investuar 40 mijë euro nga paratë e italianëve që një drejtor i shoqatës bamirëse të ketë këtë makinë?

Në vend që të shpenzohen 40 mijë euro për një makinë luksoze të tipit të fundit, këta zotërinj mund të mbështesnin lehtësisht njëqind familje në nevojë për një vit të tërë. Por gjëja më e keqe është goditja që këta zotërinj u japun institucioneve katolike të bamirësisë duke krijuar jo vetëm pakënaqësi në Shqipëri por duke larguar edhe besimtarët nga kisha”, shkruan më tej i njëjti burim ndërsa publikon fotot e makinave që përdorin drejtuesit e këtyre shoqatave.

fc.jpg

fc_1.jpgc.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident te Unaza e Re, rrëshqet makina dhe përmbyset në mes të rrugës (FOTO)
Procedohen penalisht 4 gardianë burgu, SHKB zbulon ç’bënë më 23 shkurt »
Article Logic
Execution time: 0.012654066085815
array(1) { ["section"]=> string(81) "skandal-ja-si-i-shpenzojne-parate-e-donacioneve-drejtoret-ne-shqiperi-foto-111859" }