Skandal/ Kullë 30 metra e lartë në pyllin e Divjakës, plehrat ‘mbysin’ plazhin 1 muaj para sezonit

Publikuar tek: barometri, më 07:56 10-04-2018 Skandal/ Kullë 30 metra e lartë në pyllin e Divjakës, plehrat ‘mbysin’ plazhin 1 muaj para sezonit

Kullë 30 metra e lartë mes pyllit dhe plazh tepër i ndotur një muaj para sezonit turistik. Kjo është "tabloja" e qytetit turistik, Divjakës.

Bashkia e Divjakës po ndërton një kullë 30 metra të lartë brenda në pyllin e Divjakës ndërsa vetëm pak metra më larg, plazhi është tmerrësisht i ndotur. Bëhet fjalë për kullën më të lartë në fshatin turistik e cila po ndërtohet me shumë ton beton në mes të pyllit.

“Kulla ka 3 funksione. Në radhë të parë është në shërbim të policisë kufitare, të pikës së zjarrfikëseve, të drejtorisë së parkut e zonave të mbrojtura dhe që do t’i shërbejë turizmit për pamjen që ofron, që deri më parë nuk ishte e mundur” ka deklaruar Llazar Vodo, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Divjakës.

Sakaq, Plazhi i Divjakës është në gjendje më të keqe se kurrë, i mbytur me mbetje plastike, trrungje pemësh, leshterikë e shumë të tjera.

Ndotja nuk ka ardhur vetëm si pasojë e pakujdesisë njerëzore por edhe nga derdhjet e lumenjëve Shkumbin dhe Seman.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028665065765381
array(1) { ["section"]=> string(101) "skandal-kulle-30-metra-e-larte-ne-pyllin-e-divjakes-plehrat-mbysin-plazhin-1-muaj-para-sezonit-116315" }