Skandal me “Jeta Osh Qef” të gjallin e bën të vdekur, i shkruan “viktima”: Hiqeni atë foto jam gjallë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:26 23-09-2017 Skandal me “Jeta Osh Qef” të gjallin e bën të vdekur, i shkruan “viktima”: Hiqeni atë foto jam gjallë

Lufta për klikime shpesh herë detyron portalet që të nxitojnë për të nxjerrë lajmin të parët, në shumë raste edhe të pakonfirmuar nëse është i vërtetë apo jo.

Një gjë e tillë ka ndodhur ditën e sotme me portalin “Jeta Osh Qef”. Vrasja në Shkodër e Mirsad Kuçit nga xhaxhai i tij, tronditi qytetin, por njëkohësisht "vuri në punë" gazetarët për të mësuar sa më shumë detaje nga kjo ngjarje.

Por ky portal me një mungesë të theksuar profesionalizmi dhe etike, nxitoi që të bënte një kërkim në rrjetet sociale dhe të publikonte një foto një personi tjetër me emrin Mirsad Kuçi, i cili po ashtu ishte nga qyteti i Shkodrës.

Por pa pritur ndonjë konfirmim apo verifikim të detajuar ky portal publikoi lajmin me foton e Mirsad Kuçit, duke pretenduar se ishte ai, i riu që vra sot në Shkodër.

Në këtë moment ka ndodhur një skenë sa komike por edhe tragjike pasi, personi të cilit i ishte marrë foto nga facebook, komentoi duke thënë "hiqeni atë foto unë jam gjallë e shumë mirë". Kjo gjë ka befasuar portalin në fjalë dhe i ka detyruar që ta heqin lajmin nga faqja.

Ky rast duhet të shërbejë si mësim jo vetëm për portalin “Jeta Osh Qef”, por edhe të gjitha mediat e tjera, që të konfirmojnë në më shumë se tre burime lajmin, më pas ta publikojnë, pasi jo më kot është vendosur si rregull gazetaresk. 

Screenshot_5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023293972015381
array(1) { ["section"]=> string(101) "skandal-me-jeta-osh-qef-te-gjallin-e-ben-te-vdekur-i-shkruan-viktima-hiqeni-ate-foto-jam-gjalle-93418" }