SKANDAL me pranimet te Ekonomiku, mesatarja minimale nga 9.8 bie në 6.2

Publikuar tek: aktualitet, më 07:37 17-01-2017 SKANDAL me pranimet te Ekonomiku, mesatarja minimale nga 9.8 bie në 6.2

Pranimet në univer sitetet publike për vitin akademik 2016- 2017 ishin një kaos i vërtetë dhe një dështim nga ana e cilësisë së pranimit të studentëve, sidomos në programet elitare. Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka publikuar notën mesatare të maturantëve që janë regjistruar në dy vitet e fundit, dhe duket qartazi se ka një rënie shumë të madhe të notës mesatare të maturantëve vitin e fundit.

Pasi, mesatarja minimale në të katra programet e studimit të Fakultetit të Ekonomisë për vitin akademik 2015-2016 varion nga 9.22-9.89, ndërsa për vitin 2016-2017 ajo është ulur jashtë çdo pritshmërie, pasi varion nga 6.08-6.92. Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule e ngriti këtë shqetësim që në mesin e muajit tetor, ku sipas tij, tejzgjatja e regjistrimeve dhe paniku që i kapi kandidatët se mos mbeten pa shkollë solli një deformim të cilësisë së kandidatëve që janë pranuar. Sipas Kules, kjo gjë do të riparohet nëpërmjet transferimeve. “Ne kemi vendosur që vitin tjetër, ata kandidatë që na kanë ikur në fakultete analoge, pra në fakultete ekonomie, do t’i marrim nëpërmjet transferimeve”, ka sqaruar Kule.

PRANIMET dhe  MESATARJA

Drejtuesit e disa universiteteve publike, siç janë Universiteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik, e ngritën si shqetësim që cilësia e pranimit të studentëve në ciklin e parë të studimeve bachelor po binte ndjeshëm për shkak të tejzgjatjes së procesit të regjistrimit. Faktikisht, nga Ministria e Arsimit kjo gjë nuk u pranua asnjëherë. Por faktet janë kokëforta, dhe nëse do të shikojmë grafikët e mëposhtëm, do të kuptojmë se rënia e notës mesatare vetëm në Fakultetin Ekonomik është e frikshme, pasi nëse në degën Informatikë Ekonomike dy vite më parë janë pranuar vetëm maturantë të shkëlqyer me mesatare 9.18-9.89, një vit më parë, kur regjistrimet zgjatën mbi një muaj, mesatarja maksimale e pranimit në këtë degë ishte 9.77 dhe minimalja 6.24.

Në tabelën e mëposhtme gjeni të listuara notat mesatare maksimale dhe minimale, për maturantët të cilët kanë fituar të drejtën e studimit në degët përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë për vitin akademik 2015-2016 dhe 2016- 2017. Fakulteti i Ekonomisë, është i vetmi fakultet që i ka miratuar kriteret e pranimit që në fillim të muajit dhjetor; po ashtu ata kanë përcaktuar në vendimin e tyre se fituesit do t;i shpallin brenda muajit korrik. Sa u përket kritereve të pranimit, 50% të pikëve Fakulteti i Ekonomisë ia ka dhënë notës mesatare, përfshi të gjimnazit dhe provimeve të maturës, dhe 50% të pikëve ia ka dhënë grupit të lëndëve preferenciale.

(Marrë nga Gazeta Shqiptare)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FALEMINDERIT PËR SENSIBIZIMIN E JASHTËZAKONSHËM, vogëlushi është gjetur
82 apo 92 viktima? Gazetarët përplasen me policinë (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011178970336914
array(1) { ["section"]=> string(76) "skandal-me-pranimet-te-ekonomiku-mesatarja-minimale-nga-9-8-bie-ne-6-2-65742" }