Ministrja e Financave ka nxjerrë dje urdhërin sipas së cilit, nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e ministrisë si dhe të instuticioneve të varësisë që përfitojnë pushime vjetore të paguara, për sigurimin e vijueshmërisë së punës, u ndërpritet leja vjetore për periudhën 25 maj 2017 deri me 30 qershor 2017, që përkon me periudhën e fushatës zgjedhore.
Sipas këtij urdhëri të publikuar nga Scan, të gjithë punonjësit që janë duke kryer lejet vjetore, do të njoftohen për paraqitjen në detyrë dhe për mbushjen e lejes vjetore pas datës 1 korrik 2017.
Por nëse shikoni me vëmendje urdhërin që mban firmën e ministres teknike Helga Vukaj, do të vëreni se është një gafë fund e krye.
Shkresa është e Ministrisë së Finacave ndërkohë që pak më poshtë shkruhet Ministria e Drejtësisë. Së dyti, shkresa thotë se ndërpritet leja që nis nga data 25 maj 2017 ndërkohë që dje ishte data 30 maj, pra 5 ditë më pas. Ç'do bëhet me ata që tashmë e kanë marrë lejen prej 5 ditësh?!!