Ditën e sotme në sfidën e basketbollit për meshkuj Teuta-Tirana ka patur një incident të rëndë midis basketbollistit të Tiranës, Daliu dhe një prej arbitrave.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes Daliu i afrohet gjyqtarit anësor duke u konfliktuar me fjalë dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Është dashur ndërhyrja e basketbollistëve të tjerë për të shuar sherrin midis tyre.
Pas sherrit sfida vazhdoi normalisht, ku Teuta triumfoi ndaj bardhebluve me rezultatin 90-75.