Një eurodeputet drejtues i krahut të djathtë dhe aleat i kryeministrit hungarez Viktor Orban është ndaluar dhe gjobitur pasi mori pjesë në një parti "seksi" të paligjshëm në Bruksel.
Jozsef Szajer ka përfunduar në bllokun e gjobave të policisë dhe në faqet e para të shtypit Europian dhe jo vetëm pasi mendohet se ishte pjesë e një orgjie të madhe të mbajtur në Belgjikë.
Sipas mediave belge, rreth 20 burra u kapën pas daljes nga një lokal homoseksualësh, ku mendohet se u zhvilluar një festë e madhe.
Për secilin u faturua një gjobë prej 250 euro, ndërkohë që Szajer, i cili ndihmoi në shkrimin e kushtetutës së Hungarisë dha dorëheqjen gjatë fundjavës për ato që ai tha se ishin “arsye personale” por pranoi të martën se kishte marrë një paralajmërim policor dhe u gjet nën efektin e ekstazisë.
Në festën ku ndodhej eurodeputeti hungarez ishin edhe dy persona të tjerë me imunitet diplomatik.
Szajer është zgjedhur katër herë në Parlamentin hungarez midis viteve 1990 dhe 2002 dhe katër herë në Parlamentin Evropian që nga viti 2004.
Në të shkuarën ka qënë kundër grupimit LGBT, por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar.