Skandal në botën e fotografisë, fotografit Italian i hiqet çmimi i parë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:42 05-03-2015 Skandal në botën e fotografisë, fotografit Italian i hiqet çmimi i parë Foto \"The dark heart of Europe\" qe i eshte hequr çmimi i pare

Skandal në botën e fotografisë. Juria e World Press Photo i ka hequr çmimin e parë për vitin 2015 italianit Giovanni Troilo, për kategorinë “Histori aktualiteti”, për tregimin e tij në 10 foto mbi Charleroi “Zemra e zezë e Evropës”. Këtë fakt e bën të ditur organizata me një notë, duke deklaruar dhunimin e hapur të rregullave të konkursit nga ana e fotografit Italian, që kishte prezantuar si reportazh një shërbim që në fakt ka karakteristika të ndryshme. Pra, një dokumentar që në fakt është bërë si një shërbim me foto artistike.

Kryebashkiaku i Charleroi Paul Magnette i ishte drejtuar jurisë së organizimit duke i kërkuar të rishohë mundësinë e heqjes së çmimit për Troilo, sepse është “një falsifikim i madh i realitetit” për qytetin. Në momentin e parë, organizata me qendër në Amsterdam, kishte konfirmuar vendimin e vet “por pasi kishte marrë informacione shtesë që i përkisnin çmimit” World Press Photo, të martën “rihapi hetimet”. “Konkluzioni është që historia nuk është conform rregullave të pjesmarrjes në konkurs, dhe për këtë, hiqet çmimi” lexohet në komunikatë.

“Troilo ka marrë pjesë me një histori për qytetin belg të Charleroi, shpjegohet, ndërkohë që organizata ka zbuluar se shkrepjet janë bërë për një piktor që realizon një punim me modele, dhe është realizuar në Molenbeek, një komunë në Bruksel. Troilo ka konfirmuar në telefon dhe me postë elektronike që imazhet nuk janë në Charleroi, ndyrshe nga sa kishte thënë kur prezantoi punimet në konkurs. Ky informacion i falsifikuar është dhunim i rregullave të pjesmarrjes dhe për këtë organizata i hoqi çmimin”. “Konkurimi bazohet tek besimi që kemi tek fotografët dhe në këtë rast janë shkelur të gjitha rregullat” thotë Lars Boering, drejtor i përgjithshëm i çmimit.

“Jam i trishtuar, më duket padrejtësi e gjitha kjo” i ka thënë Troilo New York Times edhe pse më pas pranon se ka gabuar në të dhënat. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036851167678833
array(1) { ["section"]=> string(75) "skandal-ne-boten-e-fotografise-fotografit-italian-i-hiqet-cmimi-i-pare-5068" }