SKANDAL në Bruksel/ Dy DIPLOMATË përfshihen në orgji, eurodeputeti u kap me DROGË në çantë

Publikuar tek: bota, më 12:21 02-12-2020 SKANDAL në Bruksel/ Dy DIPLOMATË përfshihen në orgji, eurodeputeti u kap me DROGË në çantë Eurodeputeti hungarez Jozef Szajner

Eurodeputeti hungarez Jozef Szajner është përfshirë në një skandal seksual.

Gazetari gjerman Jack Parrock ka thënë në një postim në rrjetet sociale se përveç eurodeputetit Szajner, edhe dy persona të tjerë që u kapën në vendngjarje kanë kërkuar imunitet diplomatik.

Sipas policisë së Brukselit, eurodeputeti hungarez u gjet me duar të gjakosura dhe në çantën e tij mbante lëndë narkotike.

Ndërkohë nga ana tjetër, gazetari gjerman ka ngritur pyetjen se kush janë dy personat e tjerë që kanë kërkuar imunitet diplomatik.

 “Deklarata e re nga policia e Brukselit thotë se dy njerëz të tjerë që kanë marrë pjesë në festën e seksit kërkuan imunitet diplomatik. Ata thonë se eurodeputeti József Szájer u largua nga vendi i ngjarjes, u kap me gjak në duar dhe gjetën lëndë narkotike në çantën e shpinës. Po kush janë dy të tjerët ?!”, tha ai. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pesë të vdekur nga sulmi në Gjermani, mes tyre dhe një foshnje 9 muajshe, ja dyshimet për autorin
Pamje të PABESUESHME, qindra RRUFE në Sidnej i vënë zjarrin një këmbane historike (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011008977890015
array(1) { ["section"]=> string(95) "skandal-ne-bruksel-dy-diplomate-perfshihen-ne-orgji-eurodeputeti-u-kap-me-droge-ne-cante-229889" }