Pamjet që shihni duket sikur i përkasin një pikë lavazhi makinash, por në fakt janë në oborrin e burgut të Fierit.
Ata që duken si punonjës të lavazhit, në fakt janë të dënuar të burgut, ndërsa makinat që lahen, janë të drejtorit Arjan Hasani dhe zyrtarëve të tjerë të këtij burgu.
Menjëherë pas publikimit të skandalit, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka pezulluar drejtorin e burgut nga detyra.