Skandal në futbollin e moshave, trajneri i Laçit dhunon lojtarët pse humbën ndeshjen: Pisa, t’ju vijë turp, nuk flini gjithë natën (Video)

Publikuar tek: sport, më 23:52 29-10-2019 Skandal në futbollin e moshave, trajneri i Laçit dhunon lojtarët pse humbën ndeshjen: Pisa, t’ju vijë turp, nuk flini gjithë natën (Video)

Trajneri i ekipit të moshave të Laçit, Ndue Tarazhi, është filmuar teksa ofendon dhe dhunon lojtarët e moshave U17, pasi kanë humbur një ndeshje.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, trajneri i gjuan, por në të njëjtën kohë edhe i shan lojtarët. Situata është acaruar edhe më shumë, teksa një prej lojtarëve i është kthyer teknikut të tij, duke mos e duruar dot më atë situatë.

“Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa.

Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu”, dëgjohet të thotë trajneri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073959827423096
array(1) { ["section"]=> string(139) "skandal-ne-futbollin-e-moshave-trajneri-i-lacit-dhunon-lojtaret-pse-humben-ndeshjen-pisa-t-ju-vije-turp-nuk-flini-gjithe-naten-video-183997" }