Skandal në Gjermani, infermieri akuzohet se ka vrarë 100 njerëz

Publikuar tek: bota, më 15:14 09-11-2017 Skandal në Gjermani, infermieri akuzohet se ka vrarë 100 njerëz

Një infermier në Gjermani i quajtur Nils Hegels është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak se akuzohet për vrasjen e 2 personave.

Por prokuroria gjermani i ka rihapur hetimet me pretendimin se ekziston mundësia që infermieri Nils Hegels, të ketë vrarë mbi 100 pacientë.

Prokuroria dhe policia në qytetin Oldenburg bënë të ditur se ka kryer hetim në dy spitale lokale dhe kanë zbuluar edhe 16 raste të reja të vrasjes, për të cilët dyshohet se i ka kryer Hegel.

Në fund të gushtit, siç njofton MIA, është komunikuar se besohet se Hegel ka vrarë edhe 84 persona, krahas atyre dy për të cilin është gjykuar.

Prokuroria pret se në fillim të vitit 2018 do të ngrihen akuza të reja kundër Hegel, i cili ka shkaktuar vdekjen e pacientëve me injektimin e mbidozës së ilaçeve për zemër, shkruan portalb.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njihuni me vendin që ka 2 milionë vjet pa rënë shi, nuk ndodhet në shkretëtirë
Pamje tronditëse, vëllai i mafiozit rreh me shkop gome gazetarin, përfundon në spital me hundë të thyer (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010776042938232
array(1) { ["section"]=> string(68) "skandal-ne-gjermani-infermieri-akuzohet-se-ka-vrare-100-njerez-98962" }