SKANDAL në Itali, mjekëve dhe infermierëve u është injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës Pfizer

Publikuar tek: bota, më 11:26 22-01-2021 SKANDAL në Itali, mjekëve dhe infermierëve u është injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës Pfizer

Një skandal ka ndodhur me vaksinën e Pfizer në Itali.

Sipas informacioneve për mediat vendase, disa punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë gabimisht ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid të Pfizer.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin Rovereto në Itali.

Akoma nuk dihet se cili nga mjekët dhe infermierët morën vaksinën e vërtetë dhe kush ujin fiziologjik. Për këtë, profesionistët e shëndetit do të duhet t'i nënshtrohen një testi serologjik.

Ngjarja kishte përfshirë 5 ose 6 punëtorë shëndetësorë. Nëpërmjet testit serologjik, në fakt, është e mundur të verifikohet me siguri se kush ka marrë dozën e vaksinës dhe kush ujin fiziologjik.

Sipas mediave italiane, gabimi ka ndodhur me 15 janar, por nuk ka informacione të mëtejshme nëse kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spanja shënon rekord infektimesh me Covid-19, jep dorëheqjen Ministri i Shëndetësisë
»
Article Logic
Execution time: 0.011327981948853
array(1) { ["section"]=> string(109) "skandal-ne-itali-mjekeve-dhe-infermiereve-u-eshte-injektuar-uje-fiziologjik-ne-vend-te-vaksines-pfizer-235954" }