Skandal në Itali, restoranti kinez akuzohet se u ka shërbyer klientëve këmbë njeriu

Publikuar tek: bota, më 20:22 13-01-2017 Skandal në Itali, restoranti kinez akuzohet se u ka shërbyer klientëve këmbë njeriu

Një restorant kinez në Itali është vënë nën akuzë se i ka shërbyer disa klientëve këmbë njeriu, pas postimit të një fotografie në rrjetet sociale nga kamarjeri i restorantit.

Fotografia tregon pamjen e tmerrshme të atyre që duken si këmbë të kalbura njeriu në një kovë ngjyrë blu.

Një turist nga Sllovenia shkoi në Itali së bashku me një mikun e tij dhe kërkuan për një restorant kinez ku mund të drekonin dhe të shijonin specialitetin e këmbëve të ariut, në qytetin e Padovas, shkruan Newsbomb.al.

Kamarieri i cili postoi foton, pohon se ato që u shërbyen si “këmbë ariu” janë në të vërtetë këmbë njeriu.

Policia italiane dhe autoriteti i ushqimit inspektuan restorantin ku gjetën disa kilogram mish dhe peshk të ngrirë me origjinë të dyshimtë si dhe papastërti në kuzhinë.

Policia gjithashtu u këshillua me një patolog mjeko-ligjor në lidhje me foton e këmbëve, i cili tha se ato duken që janë njeriu. Uniformat blu kanë bërë me dije se po vazhdojnë të hetojnë origjinën e imazhit.

sdfw4f456789f.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OKB thotë se ka prova që lidhin Bashar al-Assad me përdorimin e armëve kimike
Deklarata befasuese e Angela Merkel: Nuk ka garanci të përjetshme për bashkëpunimin SHBA-BE »
Article Logic
Execution time: 0.011451005935669
array(1) { ["section"]=> string(88) "skandal-ne-itali-restoranti-kinez-akuzohet-se-u-ka-sherbyer-klienteve-kembe-njeriu-65450" }