Një familje nga Vlora është gjendur në “hall të madh” kur pasi ka paguar 100 mijë lekë të vjetra në restorantin “Blu Eye” tek “Syri i Kaltër” në Sarandë dhe ka kërkuar kuponin tatimor, është përballur me presionin e pronarit të lokalit, siç pretendojnë familjarët në email-in e sjellë në newsbomb.al.
“Eshtë një rast skandaloz. Ne kërkuam kuponin tatimor dhe u thamë: a funksionon shteti këtu? Na thanë se kasa ishte e prishur për momentin. Por në kohën që ne donim të merrnim policinë, ai që na u prezantua si pronari na tha: Do ikni me të mirë apo doni të flasim ndryshe”, shkruan qytetarja në adresën e newsbomb.al, ndërsa thotë se gjithë rastin e ka denoncuar te Ministria e Financave dhe të zyra e ankesave të kryeministri Edi Rama.