Skandal në Porto Romano: Tre anije me naftë mbeten në det, koncensionari 10 vite 'duarkryq', humbje marramendese në biznes

Publikuar tek: barometri, më 08:06 04-03-2018 Skandal në Porto Romano: Tre anije me naftë mbeten në det, koncensionari 10 vite 'duarkryq', humbje marramendese në biznes

Një skandal është zbuluar në Porto Romano në Durrës, ku tre anije me naftë kanë mbetur në det, për shkak të motit të keq.

Mësohet se anijet ndodhen në det prej disa ditësh, dhe askush nuk ka ndërhyrë për të sjellë anijet me naftë në port.

Bëhet fjalë për anijet:

"Leandër", ka sjellë naftë për kompaninë “Select”

"Kemal" ka sjellë naftë për komapninë “Euroilin”

"Maria Laura", ka sjellë naftë për kompaninë “Select”

Mësohet se Anija “Leandër” gjendet në det që prej datës 1 shkurt, ndërsa anijet “Kemal”,dhe  ‘Maria Laura” që prej datës 2 shkurt.

Si shkak i vonesave nga mos shkarkimi në kohë, kompanitë paguajnë shuma marramendëse.

Importuesit e naftës kërkojnë nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, të ushtrojë kompetencat ndaj koncesionarit të Porto Romanos Piro Bare, për plotësimin e kushteve, duke qënë se për 10 vite në këtë port nuk është kryer asnjë investim i marrë nga koncensionari.

Ndonëse ka 10 vite që është dhënë me koncesion, porti i Naftës duket se është jashtë funksionit. Vetë biznesmeni Piro Bare nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me skandalin.

Sakaq, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e minsitrit Gjiknuri, pasi shumat marramendëse që kompanitë paguajnë, shkojnë në kurriz të popullit.

harta.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022854089736938
array(1) { ["section"]=> string(124) "skandal-ne-porto-romano-tre-anije-me-nafte-mbeten-ne-det-koncensionari-10-vite-duarkryq-humbje-marramendese-ne-biznes-112129" }