Skandal në qeverinë e Trump: 14 ambasadorë pa eksperiencë diplomatike

Publikuar tek: bota, më 15:58 03-04-2019 Skandal në qeverinë e Trump: 14 ambasadorë pa eksperiencë diplomatike

Media amerikane NBC News ka ngritur një hetim rreth punësimeve të vendosura nga Donald Trump, duke thënë se presidenti ka dhënë vende punë ambasadorëve pa eksperiencë dhe pa pushtet diplomatik.

Siç shkruhet në artikullin e NBC, 14 ambasadorë midis tyre ambasadorët e Emirateve Arabe, e Marokos dhe të Islandës të gjithë nuk kanë asnjë eksperienc diplomatike ose nuk kanë udhëtuar kurrë në këto shtete. Të gjithë vijnë nga një fushë biznesi por nuk kanë asnjë ide për politikë.

Por ata të gjithë kanë një të përbashkët. Para se Donald Trump të bëhej president ata e kanë financuar paradën e tij elektorale. Ky skandal është tashmë në hetim të policisë federale dhe thuhët se shuma e financuar është me shumë se 350 mijë dollarë.

Ky skandal tregon se caktimet e punëve të presidentit Trump janë me të korruptuara se të presidentëve të tjerë që kanë kaluar në Amerikë, mbyll artikullin NBC.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013253927230835
array(1) { ["section"]=> string(75) "skandal-ne-qeverine-e-trump-14-ambasadore-pa-eksperience-diplomatike-159061" }