Ka më shumë se 24 orë që në Qendrën Spitalore Universitare është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm. Pas denoncimeve ku të afërm të pacientëve mundoheshin të blenin ujë jashtë spitalit, skandali është thelluar më shumë.
Mjekët e QSUT kanë ndërprerë të gjitha operaconet për shkak të mungesës së ujit. Ata i kanë këshilluar pacientët të largohen nga spitali pasi rrezikojnë të infektohen nga sëmundje të ndryshme qe mund të përhapen si rrjedhojë e papastërtive nga mungesa e ujit.