Një ngjarje e pazakontë mësohet të ketë ndodhur në ambientet e RTSH-së mes Sokol Titos, Drejtorit të Orkestrës në RTSH, dhe orkestrantit Briken Burgija.
Drejtori i Orkestrës ka ushtruar dhunë fizike ndaj orkestrantit dhe më pas e ka pushuar nga puna. Bëhet me dije se prezent në ngjarje ka qënë dhe drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi.
Orkestranti Briken Burgija, sipas Panoramës e ka pranuar ngjarjen dhe ka deklaruar se është qëlluar në kokë dhe hundë pas debatit që kishin pasur së bashku.
“Është natyrë që konfliktohet me të gjithë, ka pasur gjithmonë probleme”- ka deklaruar Burgija.