Skandal në shkollë: Mësuesja rreh me shkop fëmijët. “Zhulsa, qafë pa larë” (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:48 23-04-2018 Skandal në shkollë: Mësuesja rreh me shkop fëmijët. “Zhulsa, qafë pa larë” (Video)

Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në arsim.

Një mësuese e shkollës fillore në Zharrëz, Patos, qëllon me shpullë dhe shkop fëmijët e klasës së dytë, të moshës 7 dhe 8 vjeç.

Madje, ajo ushtron edhe dhunë psikologjike, duke i quajtur të miturit zhulsa, të palarë, të këqij etj. Pas dhunës, mësuesja i mëson fëmijët që mos të tregojnë në shtëpi se çfarë ndodh në klasë.

Pak ditë më parë, disa prindër nga fshati Zharrëz, u ankuan në redaksinë e emisionit “Fiks Fare”, se, në datën 17 prill, mësuesja Juliana Dine, ka qëlluar me shkop disa fëmijë të klasës së dytë.

Ata pretendonin se, krahas dhunës fizike, mësuesja ushtron edhe dhunë psikologjike. Prindërit u ankuan se, kohët e fundit, fëmijët kanë ndryshuar sjellje, nuk donin të shkonin në shkollë, nuk donin që të bënin detyrat dhe sjellje të tjera.

Në datën 19 prill, “Fiks Fare” shkoi në shkollën “Sotir Çapo” në Zharrëz, në Patos, për të vëzhguar një ditë mësimi të klasës së dytë.

 

Fillimisht, mësuesja u kërkon nxënësve nëse kanë bërë apo jo detyrat. Një prej tyre, thotë se i ka harruar. Mësuesja Juliana i kërkon që t’i afrohet. “Ç’a, gënjeshtre do më thuash, ëëë? Ja të marr pak V. dhe ça gënjeshtre do thuash. Më thuaj pse si ke bërë ti detyrat?”, i thotë mësuesja, dhe më pas, e qëllon me shpullë në kokë. Nxënësi, i tmerruar i përgjigjet se i ka harruar. Mësuesja i kërkon nxënësit të klasës së dytë që të shkojë t’i thërrasë nënës. Nëna dhe gjyshja i kërkojnë djalit se çfarë ka ndodhur, dhe ai i përgjigjet se e kishte rrahur mësuesja “më qëlloi me pëllëmbë”.

Më pas, të tre, gjyshja, nëna dhe djali shkojnë në klasë, të takojnë mësuesen. Mësuesja Juliana Dine i thotë gjyshes që mos t’i shkojë fare në klasë, pasi nuk është ajo kujdestarja e fëmijës. “Se ke kujdestari. Nëse më kërcënon, shkon direkt në burg” i thotë mësuesja. Më pas i thotë nënës së fëmijës se nëse s’ia kërkon ajo detyrat, asaj nuk i bëhet vonë fare. “Mua nuk më bëhet vonë fare nëse mëson apo s’mëson fare, do troç ti”, vijon ajo, ndërsa më pas vijon t’i kërkojë llogari nënës, madje i thotë se në shkollë, asnjë mësues nuk përdor fjalën budalla. Por, më vonë, pranon se ka përdorur shkopin për fëmijët. “Unë vetëm njëherë kam përdorur shkopin me fëmijët”, i thotë ajo, ndërsa nëna i kërkon të mos e rrahë “bamp e bamp”.

Më tej kërcënon një prej nxënësve se “ty do të të rrahë mësuesja”.

Pas largimit të nënës së një nxënësi, mësuesja vijon të dhunojë fëmijët, kësaj herë psikolgjikisht.

“Ti ule kokën aty, mos ta shoh të ngresh kokën dhe të mos flasësh pa leje. Dhe do ta kontrollojmë ne çantën, ëëë mësuese Majlinda. Do ja kontrollojmë ne çantën, po mos të tregojnë nxënësit”, vijon mësuesja Juliana. Ajo i thotë se “pas dy vitesh godita njërin me shkop, me vrap vajti i tha llafazania. Mirë që kjo nuk rregullohet, vjen njëherë e pastër, e ka mamanë nuk e vesh njëherë të pastër D… Vetëm e ka mësuar vish këtë e atë. Je shumë e pisët. Çohu në këmbë” i bërtet fëmijëve, ndërsa i thotë se “Je çupa shumë e keqe. Pushooooo. Pse t’i tregojmë njerëzve”. Pas dhunës, nxënësja fillon të qajë, ndërsa mësuesja vijon ta dhunojë. “Është shumë e keqe, s’ke punë të flasësh, se e pyet njeri, ti do flasësh. Mos i flisni. Nuk bëhesh mike me këto se këto janë qafë pa lara, zhulse”, thotë mësuesja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Safet Gjici në garë me...Safet Gjicin për tenderin e ruajtjes së godinave shtetërore (Foto)
“Shqipëria Solidare”, kontributi i mbledhur nga emisioni ‘BOOM’ shitet si arritje e qeverisë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012269020080566
array(1) { ["section"]=> string(82) "skandal-ne-shkolle-mesuesja-rreh-me-shkop-femijet-zhulsa-qafe-pa-lare-video-118024" }