Skandal në Shtëpinë e Bardhë, Obama i jep Iranit 400 milion dollarë në fshehtësi

Publikuar tek: bota, më 12:39 03-08-2016 Skandal në Shtëpinë e Bardhë, Obama i jep Iranit 400 milion dollarë në fshehtësi

Qeveria amerikane i ka dërguar Iranit një vlerë prej 400 milion dollarësh në janar, pasi katër amerikanët e ndaluar u liruan nga Teherani, raporton Wall Street Journal.

Transferimi i parave ishte kësti i parë i një marrëveshje prej 1.7 miliardë dollarësh, që administrata e Obamës ka bërë me Iranin për të zgjidhur një marrëveshje të dështuar armësh të vitit 1979, që para Revolucionit iranian.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby ka mohuar transferimin e parave për të siguruar lirimin e katër amerikanëve.

“Negociatat mbi zgjidhjen e marrëveshjes së armëve ... ishin tërësisht të ndara nga diskutimet rreth kthimit të qytetarëve tanë amerikanë në shtëpi , ka thënë Kirby në një deklaratë. Jo vetëm që janë ndarë dy negociatat, por ato janë kryer dhe nga ekipe të ndryshme në çdo anë ."

Kirby e përfundon deklaratën e tij duke thënë, "Fondet që i janë transferuar Iranit janë të lidhura vetëm me kërkesat  SHBA-Iran në gjykatën e Hagës".

Megjithatë, Journal thotë se zyrtarët e SHBA-së pranojnë se negociatorët iranianë në shkëmbim të të burgosurve kërkuan para për të treguar se ata kishin fituar diçka të prekshme.

Gazeta prestigjoze, gjithashtu raporton se presidenti Barack Obama nuk e bëri të ditur pagesën prej 400 milionë dollarësh kur ai njoftoi më 17 janar se “marrëveshja e armëve” ishte zgjidhur. Administrata nuk ka treguar se si është paguar 1.7 miliard dollarëshi, përveç faktit që thonë se kjo nuk është paguar në dollarë.

Të hollat e transferuara në Iran ishin në euro, franga zvicerane, si dhe monedha të tjera për shkak se ligji e ndalon SHBA-në të transferojë dollarë amerikanë me Iranin.

Që nga koha kur paratë u dërguan, Garda Revolucionare e Iranit ka arrestuar edhe dy iranianë-amerikanë të tjerë. Teherani ka arrestuar edhe shtetas nga Franca, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar në muajt e fundit.

"Ti paguash shpërblim rrëmbyesve i vë amerikanët edhe më shumë në rrezik”, shprehet  Senatori Mark Kirk i cili shton, "Ndërsa amerikanët u qetësuan pas çlirimit të vonuar e pengjeve të burgosur në mënyrë të paligjshme në Iran, politika e pajtimit të Shtëpisë së Bardhë i kanë hapur rrugë Iranit për të kapur në mënyrë të paligjshme akoma më shumë pengje amerikanë."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tmerr në avionin me 275 pasagjerë, shpërthen në flakë ndërkohë që ulej në pistë
Aktivizohen 3 vullkane në Indonezi, anulon qindra fluturime »
Article Logic
Execution time: 0.012130975723267
array(1) { ["section"]=> string(85) "skandal-ne-shtepine-e-bardhe-obama-i-jep-iranit-400-milion-dollare-ne-fshehtesi-48617" }