Skandal në teatrin e Vlorës, busti i Petro Markos zëvëndësohet me këngëtarin Italian Albano Corris

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:15 30-11-2016 Skandal në teatrin e Vlorës, busti i Petro Markos zëvëndësohet me këngëtarin Italian Albano Corris

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës.

Drejtuesit e këtij institucioni kanë hequr nga holli i godinës bustin e shkrimtarit dhe luftëtarit Petro Markos, emrin e të cilit mban teatri.

Newsbomb.al raporton se në vend të bustit të Markos është vendosur ai i këngëtarit Italian Albano Carrisit.

Carrisi ka dhënë një koncert brenda në teatër dhe për drejtuesit ka qenë normale zëvendësimi i bustit të Petro Markos me atë të këngëtarit.

Ndërkohë nga stafi organizativ i ekspozitës thuhet se busti i Petro Markos është hequr provizorisht nga Teatri, vetëm për ekspozitën në nder të Albano Carrisit.

Sapo të përfundojë ajo busti i Petro Markos do të rikthehet në vendin e vet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019400119781494
array(1) { ["section"]=> string(103) "skandal-ne-teatrin-e-vlores-busti-i-petro-markos-zevendesohet-me-kengetarin-italian-albano-corris-61098" }