Skandal në Tiranë, mësuesja dhunon barbarisht nxënësit e fillores (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:46 17-01-2017

Emisioni “STOP” solli disa momente të një mësuese të klasës së parë në shkollën Skënder Luarasi në Tiranë. Nëpërmjet një kamere të fshehtë tregohen mjaft qartë momentet depresive dhe shtazarake të mësueses Fatime Vata gjatë procesit mësimor. Veç goditjes fizike, fjalori i arsimtares është i padenjë edhe për nivelin e rrugës.

Mësuesja – Vazhdon zhurma këtu. Ulu more djalë! Hiqe atë qese ti moj idiote! Hiqe atë qese! Mos vij me të kap për fyti, të t’i përplas turinjtë.

Mësuesja – Çfarë ke në atë qese moj? Shkruj ime budallaqja e dreqit.

Mësuesja – Ore, shumë llafazan je ti. Shumë fëmijë i paedukatë. 4 strofa kishe dhe s’kishe… (e godet nxënësin) Po ke llapën më të gjatë. Është llapa ajo, që s’të lë…

Mësuesja – Merre M…. (fletën e provimit)! Ku e ke ushtrimin e 3-të ti M…? Ha ti, fryhu në tas!

Mësuesja – Ça dreqin hani? Ca dreqin, që jeni? Na qelbët.

Mësuesja – Shpejt! Hiqe atë portofol, merre lapsin dhe puno! (I shkul flokët nxënëses)

Mësuesja – “ME”, sa rrokje ka Kleana? Çohu në këmbë me gjyshe! Uli ti ….! Sa rrokje ka “me”?

Nxënësja – Një.

Mësuesja – Një moj, t’u thaftë goja! Fol më shpejt! Tre orë me nxjerrë një fjalë.

Mësuesja – Pse moj e ke gris librin e ke bo copë-copë? Çfarë janë këto libra kështu moj vajzë? Ç’është kjo moj? Mos ma sill nesër këtë! Si e ke gris librin? Shife fletën e librit, si e ke bo? Pise! S’të vjen turp, s’të vjen!

Mësuesja – Ça po shkrun? Me të vogla mo, pse me të mëdha?

Nxënësja – Zonjë, të shkoj pak në banjë?

Mësuesja – Shko moj, shushujka e dreqit! Përditë shko!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali/ Manastirit të 40 Shenjtorëve i del pronari
Dy vëllezërit vranë me thikë të riun, shkak lidhja e motrës »
Article Logic
Execution time: 0.011653900146484
array(1) { ["section"]=> string(76) "skandal-ne-tirane-mesuesja-dhunon-barbarisht-nxenesit-e-fillores-video-65825" }