Gjendja e transportit në kryeqytet ka qenë gjithmonë problematike. Mirëpo çfarë vihet re është se qytetarët, pavarësisht kësaj janë tepër indeferentë.
Ditëve të fundit lëvizja me urbanët e Tiranës është bërë edhe më e vështirë.
Rasti më i fundit, është publikuar pak minuta më parë 'Facebook', nga qytetari Art Leshnica.
Drejtuesi i linjës së urbanit të Unazës ka ndaluar në stacionin afër zonës së Brrylit dhe konsumon dy cigare, më pas niset.
Ndërkohë qytetarët nuk ankohen, por e presin atë në mënyrën më të qetë të mundshme.