Skandal në rrugën “Kosova” pranë pranë Universitetit Ismail Qemali në Vlorë.
Sipas Vlora News, kjo rrugë ka fare pak kohë që ka përfunduar procesin e rikonstruksionit, por siç mund ta shikoni në këto foto, asfalti është hapur sërish.
Shkaku? Rehabilitimi i kanalizimeve. Kjo po ndodh rëndomë në rrugët tona: fillimisht shtrohet rruga me asfalt e më pas kujtohen për të bërë kanalizimet.
Kësisoj hapin edhe njëherë asfaltin duke hedhur në kosh paratë e investuara më parë.