Skandal në zgjedhjet e Dhomës së Avokatisë, dy avokatë të njohur zihen me fjalor banal e kërcënim për vrasje

Publikuar tek: aktualitet, më 18:54 27-02-2017 Skandal në zgjedhjet e Dhomës së Avokatisë, dy avokatë të njohur zihen me fjalor banal e kërcënim për vrasje

Si gjithmonë në Shqipëri zgjedhjet e çdo lloj interesi kanë brenda tyre elementin "sherr".

Nuk shpëtuan as avokatët nga kjo sindrome, kur u përleshen me njeri-tjetrin në zgjedhjet e tyre. Dita e shtunë priti në Akademine e Arteve, zgjedhjet e avokatëve. U zgjodh këshilli drejtues i avokatëve të Tiranës. Ky këshill përbehet nga 50 avokatë, ndërsa në votim morën pjesë 350 avokate nga 780 që lejoheshin të votonin.

Këshilli i Tiranës dhe këshillat e rretheve zgjedhin me pas Këshillin e Përgjithshëm, i cili nga ana e tij zgjedh kryesinë dhe Kryetarin e Dhomës së Avokatisë. Gjatë gjithë ditës së shtunë deri në mesnatë, pati tensione të cilat precipituan me një sherr banal ndërmjet avokatëve të njohur për publikun, Ferdinand Ndoja dhe Saimir Vishaj. Sherri banal nuk kurseu as sharjet e rënda të rrugës, as kërcenimet për jetën dhe as "arsenalin" pothuajse fizik të avokatëve që konkurronin për të qenë elita drejtuese e Dhomës së Avokatisë.

Nëse avokatët nuk e gjejnë dot gjuhën e komunikimit civil ndërmjet tyre, kush do t’i orientojë klientët e tyre të pacivilizuar të sillen si qytetare të denjë përballë ligjit apo komunitetit? Zgjedhjet pa sherr mbeten ende një tabu për çdo grup interesi në vendin tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lëvizte i armatosur, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal
Hakerat sulmojnë faqen e peticionit për të “shpëtuar Vettingun” »
Article Logic
Execution time: 0.011407136917114
array(1) { ["section"]=> string(113) "skandal-ne-zgjedhjet-e-dhomes-se-avokatise-dy-avokate-te-njohur-zihen-me-fjalor-banal-e-kercenim-per-vrasje-70145" }