Kjo është një video e xhiruar në ambjentet e zyrave të shtetit e më konkretisht në zyrat e hipotekave. Artan Tushe, drejtori i hipotekës në "zonën numër 1" dhe Llambi Nika drejtor në “zonën numër 5” janë protagonistët e këtij video-skandali.
Ata shihen teksa bëjnë skena perversiteti dhe qeshin e luajnë me njëri-tjetrin në ambjentet e punës. Pas publikimit të këtyre pamjeve, zyrtarët e hipotekës janë shkarkuar nga detyra. këto pamje kanë indinjuar mbarë opinion publik. Edhe pse në dukje kuptohet që këto janë skena humori mes shokësh, sërish janë të papranueshme kur ndodhin në zyrat e shtetit dhe personazhet janë të një niveli zyrtar.