Televizioni amerikan CBS ka zbuluar një skandal të madh seksual ku janë të përfshirë vullnetarë të Korpusit të Paqes. Kjo organizatë që drejtohet nga qeveria e SHBA-së, ka rreth 7000 mijë persona të angazhuar në 65 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, por sipas CBS, 1 në 5 vullnetarë rezulton të jetë sulmuar seksualisht gjatë shërbimit.
Gjigandi amerikan ka paraqitur një rast konkret të ndodhur në vendin tonë në fillim të këtij viti, kur një vullnetar i Korpusit është denoncuar nga kolegia e tij se kishte sulmuar seksualisht një grua shqiptare.
Bonnie Scott ishte një vullnetare e Korpusit të Paqes në Shqipëri, e cila kishte denoncuar te eprorët e saj një zyrtar amerikan për abuzim seksual me një grua në vendin tonë. Por, Scott ka deklaruar se menjëherë sapo email-i i saj mbërriti në zyrën qendrore, personi i denoncuar ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ajo është shkarkuar nga pozicioni që mbante me justifikimin e problemeve me dokumentat.
“Atij ju dha mundësia për të dhënë dorëheqjen përpara se të përballej me akuzuat, çka do të thotë se çdo gjë është e mbuluar. Ata më larguan mua vetëm 10 ditë pasi unë denoncova rastin”, ka thënë Scott.
Inspektori i Përgjithshëm i Korpusit të Paqes ka deklaruar se shumë aktivistë japin dorëheqjen përpara se të merret një vendim administrativ ndaj tyre, por më pas u lejohet që të aplikojnë sërish në këtë agjenci.
Raste të ngjashme janë regjistuar edhe në vende të tjera ku kjo agjenci shërben.