Skandal seksual në kinematografi, aktori i preferuar i vajzave akuzohet për përdhunim

Publikuar tek: bota, më 11:54 08-11-2017 Skandal seksual në kinematografi, aktori i preferuar i vajzave akuzohet për përdhunim

Bota e kinematografisë përfshihet në një tjetër skandal seksual.

Aktori i njohur Ed Westwick ose siç njihet ndryshe si personazhi Chuck Bass në serialin Gossip Girl është akuzuar për përdhunim nga aktorja Kristan Cohen.

Sipas aktores ngjarja ka ndodhur tre vjet më parë, ku një producent të cilin ajo e kishte të dashur në atë kohe e ka dërguar tek shtëpia e aktorit, shkruan glamour, raporton newsbomb.al.

Më pas në mbrëmje aktorja shton se ka shkuar të flejë në dhomën e miqve dhe është zgjuar me aktorin sipër saj. Ajo shton se ai e ka përdhunuar.

Më pas producenti që e kishte dhe të dashur e akuzoi si fajtore dhe sipas tij ajo nuk duhet ta denonconte aktorin pasi kështu vihej në pikëpyetje karriera e saj.

Aktori Ed Westwick i është përgjigjur akuzave me anë të një postimi në Instagram dhe shkruan: “Unë nuk e njoh këtë grua. Asnjëherë nuk kam detyruar një grua për ndonjë gjë. Është e sigurtë që nuk e kam përdhunuar”.

Screenshot_5.jpg

Chuck-blair-and-chuck-7310047-1700-2560.jpg

Chuck_Bass_Season_3.jpg

nintchdbpict000365421748.jpg

nintchdbpict0003653969821.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktivistët e Agimit të Artë dhunojnë barbarisht avokaten e njohur
Dalin detaje të reja për agresorin e 26 viktimave në Teksas »
Article Logic
Execution time: 0.011209964752197
array(1) { ["section"]=> string(90) "skandal-seksual-ne-kinematografi-aktori-i-preferuar-i-vajzave-akuzohet-per-perdhunim-98794" }