SKANDAL/ Sulmohet nga huliganë serbë Konsullata e Kosovës në kryeqytetin europian

Publikuar tek: rajon, më 19:46 14-08-2019 SKANDAL/ Sulmohet nga huliganë serbë Konsullata e Kosovës në kryeqytetin europian Konsullata e Kosovës në Danimarkë

Konsullata e Kosovës në kryeqytetin e Danimarkës Kopenhagenit është sulmuar nga agresorë serbë.

Lajmin e dha ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, i cili u shpreh në llogarinë e tij në ‘’Facebook’’ se e dënon këtë akt vandal dhe se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

‘’Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagen, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.

Ne e dënojmë këtë veprim qyqar që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.

Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk do të kuptojë se për 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës.

E denojmë fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070090293884277
array(1) { ["section"]=> string(87) "skandal-sulmohet-nga-huligane-serbe-konsullata-e-kosoves-ne-kryeqytetin-europian-175345" }