Emisioni 'Stop' ka publikuar sot dy dëshmi të reja të korrupsionit financiar dhe seksual të gjyqtari të Fierit, Roland Hysi.
Pas transmetimit të rastit të parë, në sekretarinë e redaksisë, kanë vërshuar dëshmitë për Hysin. Shuma të konsiderueshme eurosh dhe sjellje të pahijshme më sfond seksual, duket se kanë qenë kod sjelljeje, për njeriun e drejtësisë, që u vu në pranga pasditen e djeshme, bashkë me psikologen Elona Mecani.
Një zonjë dëshmon, se u detyrua t’i jepte Roland Hysit 5 000 euro për të kundërshtuar një akt përmbarimor. Ndërsa zonja e dytë tregon, se u përball me Roland Hysin për një gjyq divorci dhe kujdestarie fëmijësh me ish-bashkëshortin. Hysi e coi në hotel dhe i kërkoi dyfishin e tarfiës, kur zonja refuzoi raportin seksual me të.