SKANDAL/ U tha se do punohej gjithë natën, pala greke mbyll doganën në Kakavijë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:14 14-08-2020 SKANDAL/ U tha se do punohej gjithë natën, pala greke mbyll doganën në Kakavijë Radha ne Kakavije

Prej 3 ditësh shqiptarët po "torturohen" në radhë për të kaluar në territorin grek, me makinat që kanë krijuar radhët kilometrike në Kakavijë.

Edhe kur dukej se gjithçka do të lehtësohej, pasi nga pala greke ishte thënë se puna do të vazhdonte gjithë natën, pas ndërhyrjes së shtetit shqiptar, grekët nuk e kanë mbajtur fjalën e tyre, duke mbyllur sportelet.

Qytetarëve që janë në radhë u është thënë se natën nuk do të punohet, por puna do të rifillojë nesër në orën 07:00 të mëngjesit.

Një skandal i vërtetë dhe një veprim i shëmtuar nga ana e palës greke, që lë në pritje edhe për shumë orë të tjera mijëra shqiptarë, mes të cilëve ka edhe fëmijë apo të sëmurë.

Me sa duket thirrjet e politikanëve shqiptarë nuk janë marrë parasysh nga Greqia, që edhe njëherë tjetër vendos të jetë moskokëçarëse ndaj pritjeve të gjata të shqiptarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099020004272461
array(1) { ["section"]=> string(84) "skandal-u-tha-se-do-punohej-gjithe-naten-pala-greke-mbyll-doganen-ne-kakavije-217170" }