Skandal ky që po ndodh në ujërat e kristalta të Ksamilit që tashmë janë përzierë me kanalizimet e ujërave të zeza.
Ndërsa qindra turistë kanë zgjedhur Ksamilin si vendin ideal për të pushuar, janë tmerruar kur kanë parë ujërat e zeza të shpërthejnë në det duke u përhapur masivisht.
Të tmerruar, raporton newsbomb.al, ata kanë nisur të braktisin plazhin ndërsa askush nga autoritetet përgjegjëse nuk merr asnjë masë. Derdhja e ujërave të zeza në det bën që shkalla e ndotjes bakteriologjike të jetë e lartë duke paraqitur rrezikshmëri për pushuesit të cilët bëjnë apel të ndërhyhet.