Plas SKANDALI: Zhduken mbi 2 MILIONË euro në Thesarin e Shtetit, gjysma dalin jashtë Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 14:55 21-10-2020 Plas SKANDALI: Zhduken mbi 2 MILIONË euro në Thesarin e Shtetit, gjysma dalin jashtë Kosovës Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë një person, i cili dyshohet se bashkë me dy të tjerë, duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë mbi 2 milionë euro.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

Ministria e Financave ka thirrur konferencë për media në orën 15:45, pas raportimeve për “avullimin” e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Paratë janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj Ministrie, e të cilat nuk dihet ende se ku kanë përfunduar. Policia, po ashtu, ka bastisur edhe shtëpitë e personave të dyshuar për këtë rast. Në anën tjetër edhe Prokuroria e Shtetit tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, ka thënë për mediat fqinje se rasti është në fazën fillestare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Asnjë viktimë nga Covid në Kosovë, bie numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)
Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, policia vihet në gjurmim të lëvizjeve të saj, ja me kë kishte filluar të takohej pas ndarjes me 24 vjeçarin »
Article Logic
Execution time: 0.012635946273804
array(1) { ["section"]=> string(91) "skandal-zduken-mbi-dy-milione-euro-ne-thesarin-e-shtetit-gjysma-dalin-jashte-kosoves-224590" }