SKANDAL: Zv/ministrja e Arsimit e pranon LIVE në emision: Nuk kemi kapacitet për luftuar bullizmin në shkolla

Publikuar tek: aktualitet, më 21:01 26-03-2018 SKANDAL: Zv/ministrja e Arsimit e pranon LIVE në emision: Nuk kemi kapacitet për luftuar bullizmin në shkolla Në emisionin \"Tonight\"

Në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet, kryesisht të Tiranës kanë nisur të zhvillohen diskutime lidhur me komunitetin LGBT, si pjesë e një fushate për ndërgjegjësimin mbi të drejtat e njeriut.

Sakaq, ky debat ka nxitur reagime të shumta pasi pretendohet se do të krijohen perceptime të gabuara te nxënësit.

Në emisionin “Tonight”, të Ilva Tares, mbrëmjen e sotme u diskutua rreth kësaj nisme të ministrisë së Arsimit, ku e pranishme në panel ishte dhe zv/ministrja e Arsimit Besa Shahini. Gjatë debatit në emision, Shahini pranoi se nuk kanë ekspertë dhe kapacitete të mjaftueshme për të luftuar bullizmin dhe çështjen e LGBT në shkolla. Kjo deklaratë e Shahinit, erdhi në tentativë për të justifikuar bashkëpunimin me organizatat jo qeveritare.

Sakaq, pas kësaj deklarate, pedagogia e Universitet të Tiranës Jonila Godole i drejtoi disa pyetje Shahinit: Ministria e Arsimit nuk ka eskpertizë të majftueshme, atëherë pse nuk prisni? Çfarë plani konkret kanë organizatat dhe LGBT, dhe sa transparente jeni me grupet e interesit?

 Zv/mnistrja e Arsimit u shpreh se përgjegjësia do të jetë e ministrisë, madje dhe projekti i Bashkisë Tiranë për aplikimin e kësaj nisme në 5 gjimnaze do të jetë në vëzhgim të institucionit të arsimit, duke mos dhënë një përgjigje konkrete për pyetjet e lartpërmendura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LGBT në shkolla, Godole: Drejtorët thanë se po bëhet reklamë
Mediat saudite: Shqipëria, destinacion kryesor turistik për t’u vizituar në 2018 »
Article Logic
Execution time: 0.010998010635376
array(1) { ["section"]=> string(114) "skandal-zv-ministrja-e-arsimit-e-pranon-live-ne-emision-nuk-kemi-kapacitet-per-luftuar-bullizmin-ne-shkolla-114632" }