Skandali 120 milionë/Ahmetaj fton investitorët për zgjerimin e rrugës, gjelbërimi se lejon

Publikuar tek: aktualitet, më 08:39 28-01-2015 Skandali 120 milionë/Ahmetaj fton investitorët për zgjerimin e rrugës, gjelbërimi se lejon Autostrada Tirane-Durres

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë, Arben Ahmetaj u ka bërë thirrje investitorëve për të ofertuar zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës në tri korsi, por gjithçka ka rezultuar e kotë. Sipas investigimit të gazetës “Panorama”, thirrja nga Ahmetaj ka rezultuar një farsë, për shkak se mbushja e autostradës me gjelbërim, së fundmi me vendosjen edhe të Palmave nuk mund të lejojë zgjerimin.

Kontrata që ka bërë publike Ahmetaj kap vlerën e 100-120 milionë eurove.

Nuk dihet ende nëse kjo vjen si rezultat e mosmarrjes vesh brenda ministrive të qeverisë, sepse ideja, puna dhe mbi të gjitha vendimi për gjelbërimin e autostradës është bërë nga Ministria e Mjedisit.

Megjithatë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik,  programimit strategjik dhe monitorimit të investimeve publike për të gjitha institucionet shtetërore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjedhja 713 milionë/Banka e Shqipërisë: Na ktheni paratë
Kamber Hoxha, drejtori i ri i burgut të Fushë-Krujës »
Article Logic
Execution time: 0.012631893157959
array(1) { ["section"]=> string(94) "skandali-120-milione-ahmetaj-fton-investitoret-per-zgjerimin-e-rruges-gjelberimi-se-lejon-1669" }