“Fiks Fare” solli dje skandalin e radhës, atë të një tjetër rasti mitmarrje në zyrat e shtetit.
Pas transmetimit të këtij rasti Bashkia mori masa të menjëhershme ndaj zyrtareve.
• Shkarkim nga detyra e Specialistes së Nivelit të Lartë për investimet në Drejtorinë e Punëve Publike, Znj.Adelina Hoxha.
• Pezullim nga detyra deri në zbardhjen e të gjitha detajeve rreth këtij rasti, i Drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të territorit, Znj. Renilda Hyseni.
• Pezullim nga detyra deri në zbardhjen e të gjitha detajeve rreth këtij rasti, i Specialistes së Nivelit të Lartë për kadastrën pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të territorit, Znj. Luljeta Ngresi.