SKANDALI: Bllokohen 84 turistë të huaj në Shqipëri, falimentoi agjencia turistike. Pritet të vijnë tre avionë nga shteti i BE

Publikuar tek: aktualitet, më 22:40 25-07-2018 SKANDALI: Bllokohen 84 turistë të huaj në Shqipëri, falimentoi agjencia turistike. Pritet të vijnë tre avionë nga shteti i BE

Plot 84 turistë sllovakë janë bllokuar në Shqipëri pasi agjencia turistike me të cilën kishin prenotuar ka falimentuar duke i lënë në rrugë.

Ngjarja ka alarmuar Ministrinë e Brendshme të Sllovakisë e cila ka njoftuar se do të dërgojë në Shqipëri tre avionë të flotës së saj ajrore për të marrë turistët.

Bëhet fjalë për kompaninë Travel Albania, e cila është zhdukur duke lënë në mëshirë të fatit turistët sllovakë, raporton Newsbomb.al.

“Shpenzimet e transportit të tyre do të mbulohen nga kompania e sigurimit Uniqua”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Petar Lazarov.

Turistët ishin nisur nga qyteti Poprad drejt Tiranës, ndërsa tashmë ekspertët paralajmërojnë turistët e tjerë të tregojnë kujdes kur zgjedhin agjenci turistike që ofrojnë një destinacion të vetëm, siç ishte rasti i Travel Albania. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024825811386108
array(1) { ["section"]=> string(129) "skandali-bllokohen-84-turiste-te-huaj-ne-shqiperi-falimentoi-agjencia-turistike-pritet-te-vijne-tre-avione-nga-shteti-i-be-129128" }