Skandali CEZ-DIA, gjykata i rikthen mbrapsht prokurorisë dosjen e Ismailajt: Plotësoni hetimin (DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:56 13-12-2019 Skandali CEZ-DIA, gjykata i rikthen mbrapsht prokurorisë dosjen e Ismailajt: Plotësoni hetimin (DOKUMENTI) Kastriot Ismailaj

Gjykata e Tiranës ka kthyer mbrapsht dosjen hetimore ndaj Kastriot Ismailajt në lidhje me skandalin CEZ-DIA.

Sipas saj, dosja nuk është e plotë dhe duhet të rikthehet për gjykim në momentin e plotësimit të saj.

Ndërkohë muaj më parë, prokuroria kishte kërkuar pushimin e çështjes, duke pretenduar se nuk kishte prova të mjaftueshme.

Prokurori Saimir Hysi, deklaroi:

'Kërkoj pushimin e çshtjes, kanë kaluar afatet e parashtrimit të ndjekjes penale dhe  nuk ka prova të mjaftueshme, për të faktuar akuzën.

Kujtojmë se Ismailaj është dënuar nga gjykata e Tiranës me 11 vite burg. Ai u arrestua 12 maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policine e Shtetit per vepren e mashtrimit ne shuma te medha dhe pastrimit te produkteve te vepres penale.

Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete.

Sipas burimeve nga prokuroria, bëhet fjalë për shuma financiare që ka dyshime të forta se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP në Shqipëri, pasi kjo kompani fantazmë nuk ka kryer as vjeljen e borxheve të “CEZ Shpërndarje”, për të justifikuar transfertat, aq më tepër që shuma e transferta është shumë më e madhe se 5 milion euro.

Kastriot Ismailaj, nën “maskën” e marrëveshjes me kompaninë çeke, “CEZ Shpërndarja”, për mbledhjen e borxheve ka kryer mbi 100 transaksione bankare, para këto që kanë qenë të personave të rrethit shoqëror të tij.

VENDIMI:

157ebfa8-abf8-47ee-bfab-b5ecf65f64be-1-320x494.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza vdiq, ja si është gjendja e djalit! Zbulohet relacioni i mjekut për çiftin  e sapomartuar
'Rikthehet' Marsida Qatja, poston FOTO-n me bashkëshortin: Ka vetëm një LUMTURI »
Article Logic
Execution time: 0.01219916343689
array(1) { ["section"]=> string(109) "skandali-cez-dia-gjykata-i-rikthen-mbrapsht-prokurorise-dosjen-e-ismailajt-plotesoni-hetimin-dokumenti-189314" }