Dy punonjës të një insitucioni të vuajtjes së dënimit me inicialet E.H. dhe M.Gj. janë filmuar nga një celular dhe filmimi amator ka mbërritur në redaksinë e newsbomb.al.
Dy punonjësit e policisë jane fiksuar nga kamerat e celularëve, duke bërë qitje me pistoletat e punës në periferi të Komunës Petrelë. Por jo vetëm kaq, me pistoletat e tyre të punës qëllojnë drejt bashkëvendasve të tyre në një poligon të sajuar për zbavitje. “Hej, mos mi harxhoni fishekët e mi, sa fishekë kam unë?”, dëgjohet të thotë në video njëri prej punonjësve .
“E vështirë mo, punë e vështirë!” “Ou, e vështirë? Po pse kështu?!”, ja pret tjetri. “Avash, avash se ke fishekë or burrë”, i thotë më në fund kolegu-kolegut i cili vazhdonte të qëllonte i pashqetësuar.
Kur një armë zjarri kthehet në një mjet argëtimi, në një zonë që askush nuk e ka përcaktuar e as studiuar për nivelin e rrezikshmërisë, ku kurrsesi nuk mund të realizohen qitje aq kohë sa banorët janë aty, atëhere situata përbën vërtet një skandal.